Bardhi kërkesë Nikollës: Shpallni të pavlefshëm votimet e seancës së kaluar në Kuvend, s’kishte kuorum

bardhi kerkese nikolles shpallni te pavlefshem votimet e seances se kaluar ne kuvend skishte kuorum
bardhi kerkese nikolles shpallni te pavlefshem votimet e seances se kaluar ne kuvend skishte kuorum

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi nga Kuvendi që të shpalleshin të pavlefshëm të gjitha votimet që janë bërë gjatë seancës së kaluar.

Ai tha se nuk ishte plotësuar kuorumi, pasi nga 71 deputetë që duhet të ishin, në sallë ishin vetëm 65.

“Nga përmbajtja e procesverbalit në faqen 3 drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin dhe rezulton se janë 65 deputetë prezentë. Në emër të PD-së ju jam drejtuar që të shpallni pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar, në përputhje me ligjin. Sipas kuorumit do të duhet të jenë 71 deputetë.”, tha Bardhi. Ndërkohë Nikolla i tha se ende nuk është marrë një vendim nga Sekretariati i Kuvendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts