Bardhi takon banorët e “Katundit të Ri”, në Elbasan: Duhet të vëmë një standard! Kush politikan nuk mban premtimet, nuk duhet votuar

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi është takuar ditën e sotme me disa banorë të lagjes “Katund i Ri”.

basha 111

Ata i janë shprehur demokratit se kërkojnë një rrugë dhe një qendër shëndetësore, ku të shkojnë kur u sëmuret një fëmijë apo një i moshuar.

Në vitin 2021, s’do të duhej të flisnim për mungesën e rrugës. Do të duhej sot të flisnim për projekte konkrete zhvillimi, që sjellin punësim, apo nxitje të bujqësisë e blegtorisë. Jemi duke fol për rrugën, sepse në 8 vite këta nuk bënë asgjë. Nëse do kishin vijuar me ritmin e punëve që bëmë ne kur ishim në qeveri, që bëmë tunelin e shumë vepra, atëherë kjo rrugë këtu do ishte bërë”, u shpreh Bardhi.

Banorët shprehen se ata punojnë dhe jetojnë vetë, u duhen vetëm gjërat që janë detyrim i shtetit. Bardhi i siguroi se me ndryshimin që do të vijë me 25 prill, këto probleme do të zgjidhen.

Duhet vënë një standard, kush politikan premton, dhe nuk e mban fjalën, kush mashtron nëpër fushata dhe nuk kujtohet më për njerëzit, nuk duhet votuar”, tha Bardhi.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *