Basha depoziton nesër kallëzim penal për shpifje ndaj gazetës “Mapo”/ PD: Shpifjet kanë për qëllim të dëmtojnë figurën e kryedemokratit!








Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të depozitojë nesër kallëzim penal për shpifje ndaj gazetës “Mapo”. 

lulzim basha

Reagimi i selisë blu vjen pas një shkrimi t publikuar në “MAPO” me titullin: “TIMS-i zbulon udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton në Holandë”.

Në një njoftim për media, PD bën me dije se: “Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të depozitojë nesër kallëzim penal për shpifje ndaj gazetës “Mapo”. Lulzim Basha dhe PD kanë denoncuar që ditën e parë aferën e inceneratorëve, kanë bërë kallëzim në SPAK dhe për këtë çështje është ngritur edhe një komision hetimor nga Partia Demokratike. Shpifjet e ulëta që vijnë nga persona që dje kanë mbështetur kandidatin e PS-së Orlando Rakipi, kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’i shërbejnë mafias së inceneratorëve. Asnjë shpifje, apo trillim i ulët, nuk do ta ndalë PD dhe Lulzim Bashën nga beteja për vetting-un në politikë, si rruga e vetme për ta pastruar politikën shqiptare nga llumi ku është zhytur në këto 30 vite”.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.