“Basha dhe Alibeaj pengje të Ramës”/ Pas bashkimit mes dy grupimeve, Noka dhe Bardhi zbresin në bazë, takim me qytetarët në Shkodër

basha dhe alibeaj pengje te rames pas bashkimit mes dy grupimeve noka dhe bardhi zbresin ne baze takim me qytetaret ne shkoder
basha dhe alibeaj pengje te rames pas bashkimit mes dy grupimeve noka dhe bardhi zbresin ne baze takim me qytetaret ne shkoder

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë nisur sot një tur takimesh në bazë.

Turi ka nisur nga Shkodra, ku dy deputetët, pas bashkimit kanë takuar qytetarë.

Deputeti Noka ka deklaruar se nga Shkodra do të nisë qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës.

“Shkodra qyteti i qëndresës, rezistencës, qyteti ku ka ndodhur çdo përmbysje regjimi.

Ndaj pas bashkimit tonë përfundimtar e nisëm takimin në Shkodër. Nga këtu do nisi qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës. Dita po vjen, Ne do t’i prijmë kësaj beteje për demokratët dhe Shqipërinë.

Ajo që demokratët presin është që PD e bashkuar tashmë, të fuqizohet ringrihet e të rrëzojë regjimin. Do jemi bashkë në këtë mision, Basha dhe Alibeaj kanë vërtetuar që janë pengje të regjimit. Për gjithë të tjerët dera vijon të jetë e hapur”, tha Noka.

Bashkimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës në një formacion të vetëm politik, e ka çuar në 37 numrin e demokratëve pjesë të këtij grupi, të cilët së bashku me aleatët bëhen 41 vota në parlament.

Ndërkohë deputeti Bardhi tha së turi synon për të thithur demokratët që ndodhen në rrugë të gabuar.

“Shkodra u zgjodh për simbolikën që përfaqëson dhe dega e PD ka qenë pjesë e një sulmi të vazhdueshëm nga qeveria dhe grupet kriminale derisa deformuan edhe vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet lokale , nuk mund të kishte alternativë tjetër për të nisur jetë tur për bashkimin e demokratëve në bazë pas bashkimit të lidershipit.

Bashkimi ka ndodhur, një pjesë e vogël e demokratëve janë në rrugë të gabuar, i ftoj t’i bashkohet PD dhe betejës ndaj Ramës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts