“Basha duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve, vota e 19 do të jetë e imja”, Gazment Bardhi përsërit thirrjen për deputetët e opozitës: Ju pres nesër për…

TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka folur në nisje të seancës plenare, e para e këtij sesioni për zhvillimet në kampin opozitar.

Sa i përket zgjedhjes së Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar kryetar grupi, Bardhi tregoi numrat dhe tha se Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve.

Ai përsëriti thirrjen për deputetët e opozitës për takimin e nesërm për të unifikuar axhendën.

[embedded content]

“Z. Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit.
Unë kam ftuar të gjithë deputetët e PD-së, Aleanca për Ndryshim, me vullnetin e mirë për të përcaktuar axhendën e përbashkët parlamentare. Të gjithë bashkë si deputetë të opozitës.
Unë ftoj secilin koleg të bëhet pjesë e atij takimi. Do jemi në një sallë për të diskutuar si ka funksionuar opozita për këto vite, për t’i dhënë fund asaj situate që na ka vënë në siklet në sallën e parlamentit”, deklaroi Bardhi.

I pyetur për thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për bashkëpunimin me demokratët, përjashtuar Bashën dhe Alibeajn dhe nëse do të marrë një rol si negociator, Bardhi: “Roli im si kryetar i grupit parlamentar të PD-së është të unifikojë çdo deputet të PD në një qëndrim të përbashkët kundër Edi Ramës. Besoj se qytetarët nuk janë të prirur për të dëgjuar fjalën ndarje, por bashkim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts