“Basha e provoi në kurriz në Elbasan kur…”/ Lubonja “përplaset” me kreun e PD për SPAK: Shqipëria grabitet me investitor strategjik nuk bëhet asgjë. Kushtetuesja 8 me 1 për Ramën

basha e provoi ne kurriz ne elbasan kur lubonja perplaset me kreun e pd per spak shqiperia grabitet me investitor strategjik nuk behet asgje kushtetuesj
basha e provoi ne kurriz ne elbasan kur lubonja perplaset me kreun e pd per spak shqiperia grabitet me investitor strategjik nuk behet asgje kushtetuesj

Duke kundërshtuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në studion e “Open” në News 24, analisti Fatos Lubonja tha se Prokuroria e Posaçme nuk ndjek të njëjtin standard me kryeministrin Rama ashtu siç çoi në arrest Sali Berishën.

“Vërtetë ka ikur zëvendëskryeministri dhe akuzohet se ka tradhtuar partinë më shumë. Vetëm atij i kanë kontrolluar pasurinë. Po të shikosh të gjitha arrestimet dhe burgosjet e tjera janë më shumë fasadë se një drejtësi e vërtetë. Po ia them Bashës. Le të bëjmë arrestimin e Berishës, i cili ka bërë një ligj i cili indirekt ndihmon dhëndrin për të marrë një pasuri. Këtij nuk i kanë gjetur ndonjë gjë në xhep, vetëm ka bërë ligjin. Kjo logjikë duhet të ishte përdorur edhe për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Ky ka bërë investitor strategjik për të grabitur toka në jug.

Është kapur Artan Gaçi se ka të tjerë që i dimë të gjithë por që s’janë kapur! Ke parë të merret i pandehur Rama. Tani i jep Kushnerit. Grabitet Shqipëria me këta investitorë strategjikë dhe asgjë nuk thotë. Këtu kemi një drejtësi që vepron për fasadë për ata që kanë hëngër kumbulla. Drejtësia nuk është vetëm SPAK-u. Është edhe Gjykata Kushtetuese që është 8 me 1 për Ramën që ka marrë vendime antikushtetuese sa të duash.

Drejtësia nuk bëhet pa një polici të pavarur siç ka treguar rasti Beleri. Basha e ka provuar në kurriz në Elbasan dhe e kanë atë njeriun në burg. Krimi i organizuar në bashkëpunim me policinë vodhi votat. Prokurori që gënjeu publikisht u bë anëtar i SPAK-ut dhe Basha nuk i llogarit këto dhe mbështet SPAK-un pa pasur asnjë vërejte duke qenë në opozitë”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts