Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se ka futur kandidatët e tjerë në garë që të marrin poste në parti.
“Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë. Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti”, tha kryedemokrati.
Gjatë një takimi në Pogradec, Basha është shprehur se diçka e tillë është e pavërtetë dhe thashetheme që kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë.
“Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë”, tha ai.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al