Basha i mbyll përfundimisht derën Berishës: Nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur “non grata”. Ja mesazhi që ka për kritikët








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka mbyllur përfundimisht derën ish-liderit historik, Sali Berisha duke theksuar se nuk është më i hapur për asgjë ndaj një personi të shpallur “non grata”.

Sipas tij, Berisha ka hallin e vet dhe jo të demokratëve. Ndërsa një mesazh kishte edhe për kritiket, të cilëve i bëri thirrje që të bashkohen për qëllimin e vetëm, kundër regjimit të Edi Ramës.

“Demokratëve, mbështetësve të mi, mbështetësve të forumeve të PD-së, kritikëve të mi, kundërshtareve dhe rivalëve  të mi ju them të qëndrojmë të bashkuar përballë regjimit të Edi Ramës, përballë skenarëve të dhunës e shkatërrimit të PD-së.

Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundështimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që sherbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj.

Kjo është e ardhmja që demokratët kanë zgjedhur, kjo do të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike”, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.