“Basha ka humbur çdolloj besimi“/ Berisha thirrje deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD-së: Ecni dhe verifikoni votat e anëtarësisë









Ish-kryeministri Sali Berisha, nga selia e PD-së, ka ftuar të gjithë deputetët dhe kryetarët e degëve të kësaj force politike, për të marrë procesverbalet e votimeve për referendumin dhe të verifikojnë votat e anëtarësisë.

bero

NJë kritikë, ish-lideri demokrat e kishte dhe për Kuvendin Komëbtar të zhvilluar ditën e sotme nga PD-ja. Ai shprehet se Basha ka falsifikuar numrin e delegatëve që morën pjesë.

“Më lejoni dhe njëherë të shpreh një mirënjohje të pakufijshme për këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Ju rikujtoj se në një proces të manipuluar në qershor, Lulzim Brava u votua nga 32 mijë anëtarë, sot kundër tij kanë votuar si njerëz të lirë, si demokratë të lirë, rreth 44 mijë anëtarë të PD-së. Kjo dëshmon dhe njëherë, se deputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD me referendumin e saj të parë e thirrur nga anëtarësia. Kam sygjerimet e mia. Sygjerimi i parë është ky, çdo deputeti të PD-së, e ftoj të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar dhe të votave në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka ai me këta votues. Është e tërë anëtarësia e PD-së. Mos besoni numrat se në statistikat e tyre, ju them në mënyrë absolute nuk ka asgjë të saktë. E patë sot, se çndodhi me antiKuvendin e shoqatës së tyre.

Meqënëse numrin jau kapën mediat, vendosën të falsifikojnë nëpërmjet zyrës Edi Rama, numrin e karrigeve në pallatin e kongreseve. Dhe publikuan shifra të paimagjinueshme. Asgjë të saktë nuk kanë në statistikën e tyre. Revolucioni por qartëson gjithçka. Ftoj çdo deputet të marrë listën dhe të kontrollojë një për një, anëtarësinë që ka votuar dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura. U them këtyre zotërinjve se PD, kaloi krizën më të thellë duke kthyer standartet e lirisë. Të mos sillen më, si njerëz pa vision politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtarë me mua. Nuk ja heq meritat. Tjetër është zyrtar dhe tjetër është politikanë.

Tjetër është gjykimi si zyrtar dhe si politikan. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht. Të mos bëhen instrumente të një skenari të turpshëm në historinë e Shqipërisë dhe më gjerë. Unë di, qëndrimet e tyre, por referendumi është apel I madh për ndërgjegjen e tyre politike. Ftoj kryetarët e degëve, ata që i ka emëruar Lul Brava, të vijnë të marrin dokumentet dhe procesverbalet e votimit të anëtarësisë së tyre dhe të heqin dorë, të mos bashkëpunojnë në një skenar që në mënyrë absolute nuk do të pengojë këtë revolucion. Mund të krijojë situate të paparashikueshme” – tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.