“Basha, lideri që mund të integrojë Shqipërinë në Europë”/ Instituti i njohur slloven IFIMES: I arritshëm dhe në shërbim të qytetarëve

Instituti i njohur slloven IFIMES thotë se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është lideri që mund të integrojë Shqipërinë në Evropë.

lulzim basha

Sipas këtij instituti, Basha është një person, i cili komunikon drejtpërdrejtë me njerëzit dhe është në shërbim të çdo qytetari.

Po ashtu, ky institut vlerëson figurën e Lulzim Bashës, duke thënë se Basha ka një karrierë politike të patëmetë, pa asnjë krim dhe korrupsion.

“Lulzim Basha është brezi i dytë i udhëheqësve në Shqipëri. Nga njëra anë, ai është një njeri familjar i cili është në komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit dhe zhvillon takime të përditshme me banorët dhe qytetarët, pronarë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ai është plotësisht i arritshëm dhe në shërbim të çdo qytetari dhe dyert e tij janë të hapura për këdo që kërkon ndihmën e tij.

Nga ana tjetër, Basha mban një rrjet të gjerë të lidhjeve personale me udhëheqësit e BE-së dhe krerët e shteteve evropiane, të cilët flasin me të rregullisht. Ata u këshilluan dhe diskutuan lidhur me “ditën më pas”,  e cila është dita kur Edi Rama të këtë lënë zyrën.

Përparimi politik i Shqipërisë është bllokuar pas tetë vjet sundimi autoritar, duke vonuar pranimin në BE dhe Basha, i cili solli Shqipërinë në NATO dhe arriti një marrëveshje pa viza, beson se ai ka forcën për ta integruar Shqipërinë në anëtarësimin e plotë në BE. Për më tepër, Basha ka një karrierë të përsosur politike, pa asnjë krim dhe korrupsion”, thuhet në reagimin e Institutit.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *