Basha në 40-vjetorin e aleancës botërore të partive të qendrës së djathtë: PD, e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin

basha ne 40 vjetorin e aleances boterore te partive te qendres se djathte pd e vetmja force qe do te sjelle ndryshimin
basha ne 40 vjetorin e aleances boterore te partive te qendres se djathte pd e vetmja force qe do te sjelle ndryshimin

Ish-kryedemokrati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në 40-vjetorin e aleancës botërore të partive të qendrës së djathtë theksoi se PD është e bekuar me miqtë e saj ndërkombëtarë.

Ai pohoi se PD është e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin në vend.

“40-vjetori i Unionit Ndërkombëtar Demokrat International Democrat Union, aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë, mblodhi në ???????? Londër kolegë, miq dhe partnerë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.
Në këtë 40 vjetor të krijimit të IDU e falenderova Kryetarin e familjes tonë politike euro-atlantike, ish-kryeministrin e ???????? Kanadasë z. Stephen Harper për mbështjen e çmuar për ???????? Shqipërinë dhe PD.
Ish-Presidentja dhe ministrja e jashtme e ???????? Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic me të cilën kemi ndarë kohë sfidash dhe suksesesh gjatë procesit të anëtarsimit në NATO, më garantoi se vendi i saj do te jetë mbështetës i palëkundur në rrugën e ???????? Shqipërisë drejt integrimit në ???????? BE.

Gjithnjë kënaqësi biseda e hapur dhe miqësore me një nga eminencat e Partisë Popullore Europiane, Elmar Brok, mbështetës në çdo kohë i Partisë Demokratike.
Me ish-kryeministrin dhe kreun e partisë simotër në ???????? Slloveni Janes Janza folëm për sfidat më të cilat po përballen vendet tona dhe rreziku që vjen nga sakrifikimi i demokracisë në emër të stabilokracisë më të cilën sot po përballen sot vendet e ndryshme të rajonit.
PD është e bekuar me miqtë e saj, si e vetmja forcë që ka sjellë e do ta sjellë ndryshimin!”, shkruan Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts