Basha në Këshillin Kombëtar: Ajo që bëri Sali Berisha ishte anti-statutore. Të mos prevalojnë retorikat përçarëse









lulzimbashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si të paligjshme mbledhjen e Kuvendit një ditë më parë nga Sali Berisha.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Basha ka thënë se lëvizja e Berishës ishte anti-statutore dhe përçarëse. Ai i ka shprehur mirënjohjen e tij anëtarëve dhe ka thënë se mos prevalimi i retorikave përçarëse është rruga e vetme për të shkuar përpara.

Lulzim Basha: Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojne retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara.

Ndërsa Jemin Gjana, ka shprehur hapur qëndrimin e tij pro rezolutës të kërkuar nga Lulzim Basha.

Jemin Gjana: Jam sot se jam votuar për te qene ne një institucion legal te PD. Jam votuar nga ju qe jeni sot këtu dhe nga disa qe ishin dje atje. Jam këtu sepse si i vetmi individ, ndjese për modestinë, kam 30 vite e 3 muaj ne kuvendin e pare te PD qe jam pjese e kësaj trupe pa asnjë ndërprerje. Nuk e ka askush ketë luks do ta quaj. Ne kryesi u ka thëne kolegeve qe asnjëherë qe nga dita e pare dhe deri sot nuk jam ne as ne partine e Berishës, as selamit, as Shehut as Bashes. Jam ne PD. Dhe jam sot këtu se kam qene 30 vite pa ndërprere tek institucionet legale te PD. Jam pro vendimeve te marra ne kryesinë e PD. Nuk po përjashtojmë ata që kane shkuar ne stadium. Sa janë te lire të shkojnë kudo. Ata qe kane bere një grup 29 siç kemi bere ne 97, ata nuk mund te jene ne 2 vende. Jam pro rezolutës, por dua te them se ne kemi lëshuar terren pas 15 nëntorit. Ne kemi dale ne 97’en me automatik. Njerëzit nuk i lëshuam dhe ne nuk duhet t’i lëshojë njerëzit. Trupa e PD duhet te shtrihet ne teren. Atje duhet ta bëjmë debatin.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.