Basha: Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve. Zgjidhja është vettingu në politikë








Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në në reagim në Twitter thotë se “shteti i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve dhe biznesit”.

basha5

Sipas Bashës, zgjidhja është “pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin”.

Deklarata vjen një ditë pasi qeveria zyrtarizoi në Kuvend kërkesën e saj për të marrë borxhin e prej 770 milionë eurosh për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rritja e çmimeve dhe eurobondi për ndihmën ndaj OSSHE-së.

POSTIMI I PLOTE

Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.

basha ta

Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *