Basha përcjell mesazhin pas takimit me Escobar: ShBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të demokracisë









Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me takimin që ai pati me të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në facebooK, Basha shprehet se ShBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, si dhe në të gjitha proceset jetike për forcimin e demokracisë, të cilat janë njëherazi dhe prioritetet e Partisë Demokratike.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Gabriel Escobar, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA do të jenë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë sonë, në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë prioritetet e Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për shqiptarët”, shkruan Basha në facebook.
basha escobar 1

basha escobar 2

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.