Basha përkujton presidentin Rugova: Simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot presidentin Ibrahim Rugova.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Basha ka shprehur vlerësime për figurën e liderit historik të Kosovës, i cili mbush sot 16 vite që është ndarë nga jeta.

MESAZHI I BASHËS
Përulje me mirënjohje kombëtare, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës 🇽🇰

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.