Basha: Po lironi të korruptuarit, mes tyre ish-sekretaren e përgjithshme e Shëndetësisë. Ironizon Manja: E ke lexuar ligjin mbrapsht

basha po lironi te korruptuarit mes tyre ish sekretaren e pergjithshme e shendetesise ironizon manja e ke lexuar ligjin mbrapsht
basha po lironi te korruptuarit mes tyre ish sekretaren e pergjithshme e shendetesise ironizon manja e ke lexuar ligjin mbrapsht

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se falë amnistisë penale do të lirohen dhe të korruptuarit.

Ai tha se mes tyre është dhe ish-sekretarja e përgjithshme e Shëndetësisë.

“Amnistia nuk përfshin protestuesit masivisiht e opozitës të akuzuar për nenin 236/2 kundërshtim i punonjësve të policisë. Propozimi prek vetëm nenin 236/1. Asnjë opozitar nuk përfiton, përfitojnë zyrtarët e korruptuar. Është e qartë se ky pazar i ulët është një pazar anti-drejtësi, një pazar anti-SPAK, përfitojnë të korruptuarit, dënohen dhe përjashtohen nga përfitimi ata që janë ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit duke përfshirë zyrtarë të lartë të ccështjeve që gjoja janë nën hetim parlamentar siç është ish-sekretarja e përgjithshme e shëndetësisë.”, tha Basha. Ndërkohë, pas kësaj deklarate ka replikuar Manja.

“Me këtë që sapo tha z.Basha i paska thënë lamtumirë zanatit të juristit. Kur e lexon ligjin, e lexon mbrapsht. Mos e merrni seriozisht. Ju ftoj që kur të vijë debati për ligjin e amnistisë të bëjë propozimet e veta dhe të njihet me risitë e amnistisë. Të thuash po lirohen të dënuarit nga GJKKO, duhet të jemi pak serioz. Gjithçka ka një limit.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts