Basha poston videon: Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur e të drejtë

SHPËRNDAJE

Ndërsa ka shpërndarë librin e tij “Misioni im” për një grup të rinjsh, kreu i Partisë Demokratike thotë se me anë të këtij libri synon të tregoj qasjen e tij për politikën shqiptare.

basaa

Sipas tij, politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë.

Reagimi i plotë:

Me këtë libër dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë. Politika më e mirë sipas meje, është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme, por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në një gjendje të pandërprerë ankthi dhe pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë e figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *