Basha pret në selinë blu të rinjtë e Partisë Popullore Austriake: Ndava me ta vizionin e PD-së për Shqipërinë! Prioritet kyç anëtarësimi në BE








Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme në ambientet e selisë blu një takim me të rinjtë dhe të rejat e ÖVP, Partisë Popullore Austriake, simotrës së Partisë Demokratike.

basha3

Përmes një postimi në facebook, Basha thekson se ndau me ta vizonin e Partisë Demokratike për Shqipërinë, por edhe vizionin për të rinjtë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi.

Teksa u shpreh se vizioni i PD-së është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Basha thekson gjithashtu se mbetet thellësisht i angazhuar për t’i dhënë kujdo mundësinë që dëshiron të arsimohet dhe të përparojë në jetë.

“Pata kënaqësinë të takohem me të rinjtë dhe të rejat e ÖVP, Partisë Popullore Austriake, simotrën e Partisë Demokratike.

Ndava me ta vizionin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe veçanërisht të rinjtë që janë shpirti dhe forca e kësaj partie. Theksova prioritetin kryesor të PD-së, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për t’u dhënë edhe të rinjve tanë shanse dhe mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre europianë. Edhe pse në opozitë, ne do të bëjmë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje.

Jam krenar për të rinjtë shqiptarë që me aftësi dhe mençuri, shkëlqejnë në universitetet më të mira në botë, ndaj detyra për të cilën mbetem thellësisht i angazhuar, është të bëjmë gjithçka për t’i dhënë mundësinë kujtdo që dëshiron të arsimohet dhe të këtë mundësi të përparojë në jetë.

Me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë, do t’u mundësojmë të rejave dhe të rinjve, të jetësojnë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, e së bashku të ndërtojmë Shqipërinë Europiane”, shkruan Basha në facebook.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *