Basha, takim me delegacionin Pan-Shqiptar Amerikan: Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në dobi të kombit dhe forcimin e demokracisë








Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi sot delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan.

basha 1

Basha bën me dije se në takim diskutoi për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

“Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë”, thuhet në deklaratën e Bashës në rrjetet sociale.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *