Basha takon Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Franca të mbështesë Kosovën për në KiE

basha takon kryetarin e komitetit per punet e jashtme te parlamentit francez franca te mbeshtese kosoven per ne kie
basha takon kryetarin e komitetit per punet e jashtme te parlamentit francez franca te mbeshtese kosoven per ne kie

Kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha gjatë një vizite në Paris zhvilloi një takim me Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez, Jean-Louis Bourlanges.

Në qendër të bisedës mes Bashës dhe Bourlanges ishte situata e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat po përballet Europa, ndërsa lufta e agresionit rus në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë. Basha dha mesazhin e qartë në takim, që Franca të mbështesë Kosovën në KiE.

Postimi i kreut të PD Lulzim Basha:

Kënaqësi të pritesha sot në Asamblenë Kombëtare në Paris nga Jean-Louis Bourlanges, Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez. Biseduam gjerësisht mbi situatën e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat po përballet Europa, ndërsa lufta e agresionit rus në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë.

Situata në Ukrainë dhe hapat e ndërmarrë në Europë dhe SHBA në lidhje me mbajtjen përgjegjëse të Rusisë edhe për krimet dhe dëmet e shkaktuara ishin në qendër të takimit.

E njoha Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez me rezolutën për rindërtimin e Ukrainës, ku parashikohet që Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e saj të paligjshme. Në funksion të këtij qëllimi është edhe konfiskimi i aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosja e tyre në mbështetje të Ukrainës.

Përtej ndihmës për Ukrainën ky hap përbën edhe një mesazh të qartë ndaj agresorëve dhe atyre që përpiqen të përfitojnë prej agresionit.

Të tilla janë përpjekjet për destabilizim në rajon, ku synimet  e Moskës më mbështetjen e aleatëve të saj në Serbi janë zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimi i arkitekturës së sigurisë së krahut juglindor të NATO-s duke provokuar  një front të ri në zemrën e Aleancës.

Ndërkohë që nesër do të zhvillohet seanca e posaçme e Komitetit Politik  për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, kërkova mbështetjen e Francës duke nënvizuar se Kosova anëtare e Këshillit të Europës është një garanci më shumë për ata që pretendojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave atje.

Në përfundim të takimit të përzemërt dhe të frytshëm, pata kënaqësinë ta ftoj mikpritësin të vizitojë Shqipërinë në një të ardhme të afërt.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts