Basha takon nënat e emigrantëve në Patos: Do bëj gjithçka që të rinjtë mos kenë largimin nga Shqipëria rrugë të vetme për të mbijetuar!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot Patosin ku është takuar me disa gra, të cilat kanë fëmijët në emigracion.
basha

Në bashkëbisedimin që pati me gratë, Basha i ka premtuar se do të bëjë gjithçka që djemtë e bijat e tyre mos kenë largimin nga Shqipëria si rruga e vetme për mbijetesë.

Basha: Do bëj gjithçka që djemtë dhe bijat e nënave mos kenë largim nga Shqipëria rrugë të vetme për të mbijetuar. Nuk është vetëm plagë e madhe, emigracioni është plaga më e madhe. Dhimbja që ndjeni ju si nëna  nuk ka përshkrim. Emigracioni këto vitet e fundit është kthyer në katastrofë kombëtare.

Emigracion ka dhe do ketë, madje ne kemi luftuar që njerëzit të lëvizin të lirë. Por tani Shqipëria po zbrazet, këtu nuk gjejnë kushtet për të ndërtuar jetën. Çfarë kërkon rinia? Arsimin, punësim, dhe mundësi të ndërtojnë familje.

Fëmijët duan siguri, kujdes shëndetësor, arsimin, standarde minimale. Po kështu shëndeti i prindërve. Në këto kushte, një shoqëri bën hapa përpara. Në këto 8 vite Shqipëria ka mbetur në vend. Edhe në fushat që kemi qenë më parë, fqinjët na e kanë kaluar.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *