“Basha të deklarojë burimet financiare dhe logjistike të fushatës”/ Grupi për PD-në kërkesë Kryesisë: Ibsen Elezi të rikthehet në garën për kryetarin e partisë






per-pd-768x405

Grupi për PD-në ka publikuar sot kërkesën me të cilën i janë drejtuar Kryesisë së Partisë Demokratike, pas vendimeve që kjo e fundit mori ditën e dielë, mes të tjerash edhe përjashtimin nga gara për kreun e partisë Ibsen Elezi.

Grupi për PD-në thotë se ky përjashtim është “antistatutor, anti demokratik dhe deformon procesin zgjedhor” dhe kërkon rikthimin e tij si kandidat në këtë garë.

Gjithashtu, në kërkesën e tyre thuhet që kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duhet të deklarojë “burimet financiare dhe logjistike të fushatës së tij, sic duhet të bëjnë të gjithë kandidatët në garë”.

LETRA E PLOTE

Pas vendimit të Kryesisë së PD, Grupi për PD-në konstaton se:

1. Përjashtimi nga gara i zotit Ibsen Elezi është antistatutor, anti demokratik dhe deformon procesin zgjedhor në PD.

Grupi për PD kërkon ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e Ibsen Elezi në garën për kryetar.

2. Kryesia e PDSH dhe Komisionoi Zgjedhor janë të detyruar të vënë në dispozicio të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 25 mmaj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PSSH-së.

3. Të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhr dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

4. Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shplaosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

5. Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për kryetar të PDSH-së infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të siërcituara.

6. Kryetari në detyrë i PDSH-së, Lulzim Basha duhet të deklarojë burimet financiare dhe logjistike të fushatës së tij, sic duhet të bëjnë të gjithë kandidatët në garë.

Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave të domosdoshme për një garë të hapur, të barabartë dhe të mbështetur në vlerat më të mra perëndimore të PDSH.

grupi per pd kerkese 25 maj

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *