“Basha të shkojë andej nga erdhi”/ Berisha nga Fieri: Kryedemokrati të dorëzojë mandatin! Ja çfarë porosie ka ish-kryeministri për deputetët





Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Fier. Berisha ka deklaruar se Basha duhet të kthehet andej nga ka ardhur.

Lideri historik i demokratëve i ka bërë thirrje Bashës që të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të largohet.

Ndërkohë një porosi ka për deputetët që e mbështesin. Ai u bën thirrje deputetëve demokratë që të mos pranojnë asnjë propozim nga Lulzim Basha për të bashkëpunuar.

“Miq! Edhe njëherë dua të shtoj se ky entuziazmi juaj është energjia e rikthimit të opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, ‘Peng’ Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk j aka bërë askush partisë atë që j aka bërë ai. Ndoshta mund të kishte akumuluar ndaj meje. Atë pengesën që unë nuk duhet të përzihem nga Partia Demokratike, e kishe. Për t’ia thënë atij, ia thoja të gjitha. I thoja dhe për ju, por nuk ma merrte mendja që do të ishte kaq amoral dhe i pabesë. Ne jemi komb i besës. Ne e kemi një veçanti, atë nuk mund ta bëjë. Çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin, nuk fitonte, jep dorëheqjen pra. Kur të kanë peng nuk të lejojnë të japësh dorëheqjen.

Njeriu i lirë është i lirë në vendimet e tij, gabimet dhe korigjimet e tij. Ai uroj që të dorëzojë dhe mandatin dhe të shkojë nga erdhi. Do i them një gjë. Këtu një thirrje në emër të deputetëve të PD-së, grupi parlamentar është një institucion themelor i PD-së. Shprehni mendimet, por asnjë lloj bashkëpunimi me të diktuar nga Lul Basha me Edi Ramën të mos pranoni sepse ne jemi në process t’i mbarojmë proceset tona, t’ju pyesim ju dhe të shprehni ju vendimet e juaja dhe pastaj të ecim. Asnjë lloj vendimi të Lulzim Bashës për të bashkëpunuar dhe të shkelni PD-në me Edi Ramën. Për të tjera jeni të lirë të shprehni mendimet siç i keni” – tha Berisha.

Duke folur për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, Berisha deklaroi se Edi Rama ka rrethuar vendin fqinj me armiq.

“Parimi ynë në çdo kohë ka qenë një komb dhe një qëndrim. Kështu ka funksionuar. Në 2005 fituam zgjedhjet, takimin e parë në Bruksel, natyrisht duke ditur qëndrimet e mia, e kishim preukopimin. Unë i thashë që pavarësia e Kosovës është e vetmja mënyrë për t’iu dhënë fluiditetin kombit shqiptar. I thashë të shpallet Kosova e pavarur. Interesi kombëtar është vetëm një. Atë që ka bërë Edi Rama duke e rrethuar Kosovën me armiq nga të gjitha anët, është akti më antikombëtar. Si mund ta bësh ti atë? A e dini ju që Vuçiç nuk njeh gjenocidin e sanksionuar në dy gjykata. Ne do të mbrojmë interesin tonë kombëtar” – tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *