Basha tha se nuk do jetë kurrë në qeverisje me Ramën/ Reagon Kryeministri: Gati të shkoj përtej dasive të 30 vjetëve, por që ta bësh këtë duhet të…



Kryeministri Edi Rama përsëriti sot nga Kamza se është i gatshëm të bashkëpunojë me kreun e PD-së Lulzim Basha, me kushtin që ai të ndahet Berisha dhe Meta. 

Kreu i qeverisë tha se është gati të shkojë përtej dasive të 30-vjetëve, por sipas tij përgjigjja refuzuese e Bashës tregon që nuk është lider por udhëndjekësi i Berishës. 

Më thotë ai gazetari: Je gati të bashkëpunosh me Lulzim Bashën? Patjetër, pa diskutim, por me një kusht të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Dhe Lulzim Basha përgjigjet, dhe përgjigjja e tij është pohimi i faktit që ai nuk është një lider, ai është udhëndjekësi i Saliut dhe Ilirit. Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha dasive të 30 vjetëve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh, lider, udhëheqës, të kesh forcën e karakterit. Që ta bësh këtë duhet të jetosh me ëndrrat, aspiratat e njerëzve, të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati, kur njerëzit janë pa gjumë edhe ata, që ta bësh këtë duhet të jesh mishërimi i atij karakteri shqiptar që ne e adhurojmë në këngët, vjershat dhe rrëfimet e prindërve”, tha Rama nga Kamza.

Sjellim në vëmendje që dje kryedemokrati hodhi poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me Ramën. “Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, deklaroi Basha në një postim në “Twitter”.

ba7

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *