Basha uron Presidenten e re të Parlamentit Europian: Mezi pres të punojmë për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenten e re të Parlamentit Europian. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan ndër të tjera se mezi pret të punojnë bashkë për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.

presidentja e PE

“Urime Presidentes së re të Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Duke ju uruar më të mirën dhe çdo sukses në pozicionin tuaj të ri, mezi pres t’ju mbështes dhe të punojmë krah për krah në përmbushjen e plotë të integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Basha.

Roberta Metsola është presidentja e re e Parlamentit Evropian. Matsola, me origjinë nga Malta ishte në garë me Sira Rego, Kosma Zlotoëski dhe Alice Bah Kuhnke, por arriti ta fitonte atë me 458 vota pro.

Në një fjalim pas zgjedhjes, Metsola tha se është krenare për përgjegjësinë që i është dhënë asaj. “Premtoj se do të punoj dhe do të bëj më të mundurën time për interesat e këtij Parlamenti dhe të gjithë qytetarëve të BE-së”, tha ajo.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.