Basha viziton familjen e ish-të persekutuarit politik në Krujë: Duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar familjen e Zyber Sallakut, ish-i persekutuar politik, në Krujë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë.

Postimi i plotë:

Sot në Krujë tek familja e Zyber Sallaku, ish-i persekutuar politik.

Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Është i domosdoshëm nderimi i sakrificave të tyre, edhe përmes ngritjes së muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe monumenteve të tjera të kujtesës.

Që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts