“Bashës i kam dhënë mësim. Njëherë desha ta nxjerr nga klasa, por…” Fevziu zbulon episodin e panjohur nga gjimnazi “Sami Frashëri”



Gazetari i njohur Blendi Fevziu zbuloi sot një histori të panjohur për publikun.

Gjatë intervistës në emisionin “Dola te Ola” Fevziu tha se i ka thënë mësim kreut të PD-së Lulzim Basha gjatë kohës që bënte stazhin si mësues në gjimnazin “Sami Frashëri”.

FB

Madje Fevziu tregon se njëherë ka dashur ta nxjerrë nga klasa, por më pas mësuesja e Letërsisë i kishte thënë se është një nga nxënësit më të mirë.

“Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.

Ndërsa, presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu tha se e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *