Bashkë me vëllanë kanosi ish-ortakun e punëve ‘të pista’, autori i arrestuar me ‘precedentë’, muaj më parë qëlloi me armë zjarri ndaj…

Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e sotme në Elbasan, ku dy vëllezërit Altin dhe Ervis Dervishi kanë kanosur një 34-vjeçar për t’iu dhënë 200 000 euro.

Gazetari Fatmir Popja në një raportim për News24, u shpreh se Altin Dervishi, i cili u arrestua sot, në janar të këtij viti është përfshirë në një tjetër incident. Më konkretisht, Altin Dervishi ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Arjan Tafani.

“Dyshohet së rridhte rruga e një veprimtarie në fushën kriminale. Sipas burimeve bëhet me dije se është finalizuar me sukses operacioni policor dhe gjatë këtij operacioni u sekuestrua një automjet i përdorur nga dy vëllezërit, si dhe dy celularë. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, është arritur  të arrestohet Albert Dervishi dhe është shpallur në kërkim. Ka rezultuar se kanë kanosur 34-vjeçarin. Altin Dervishi ka qenë i përfshirë në një tjetër incident , ku në një stacion autobusi ka qëlluar me armë zjarri ndaj një tjetër shtetasi, Arjan Tafani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts