Bashkëpunëtorët e quanin “Visi i Pazarit”/ Si u zbulua efektivi i Operacionales, i arrestuar për përfshirje në shitjen e kokainës

bashkepunetoret e quanin visi i pazarit si u zbulua efektivi i operacionales i arrestuar per perfshirje ne shitjen e kokaines
bashkepunetoret e quanin visi i pazarit si u zbulua efektivi i operacionales i arrestuar per perfshirje ne shitjen e kokaines

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar sot efektivin e Forcave Operacionale Ervis Shkurta, pasi ky i fundit dyshohet se ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike nga tre të rinj që u arrestuan me rreth 1 kg kokainë.

Në aksionin e mbrëmjes së të enjtes ku antidroga e Tiranës arrestoi 3 të rinjtë, 38-vjeçari Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën që të largohen sipas asaj që raporton gazetari Igli Çelmeta.

Polici u zbulua pas zbërthimit të celularëve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’. Polici kontaktonte me një numër anglez me të arrestuarit ku komunikonin për drogën.

Polici ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale kur është marrë në pyetje.

Sipas hetimeve të deritanishme hetuesit dyshojnë se roli i efektivit ishte që të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts