Bashkëpunimi me opozitën deri në bashkëqeverisje? Rama: Jam i gatshëm të pres çdo projekt politik për…





Kryeministri Edi Rama është i hapur për çdo bashkëpunim me opozitën në këtë mandat të tretë të qeverisë.

rama basha

I pyetur për ribërje të zgjedhjeve lokale, Rama u shpreh i rezervuar, por tha se çdo gjë është e mundur nëse ka vullnet. Kreu i qeverisë foli për oferta të fuqishme ndaj opozitës, nëse kjo e fundit nuk e shan Shqipërinë në anglisht.

Në studion e emisionit “Opinion”, Rama u shpreh se është i gatshëm për çdo projekt politik.

“Sikur PD të thotë që ne jemi gati të mos e shajmë anglisht Shqipërinë, do më jepte motivimin që së bashku me të tjerët ti ktheheshim me një ofertë shumë të fuqishme. Po nuk na e kanë bërë këtë. Sikur ata të thonë që nuk e shajmë Shqipërinë në Anglisht do jetë një kontribut i madh. Unë po ju them që jam i gatshëm të pres çdo projekt politik për të ardhmen e vendit”, tha Rama.

Pjesë nga biseda në studio

Edi Rama: Opozita është e mirëseardhur për të ndërtuar një klime të re politike.

Robert Rakipllari: Jeni i gatshëm për të ribërë zgjedhjet lokale për të bërë legjitimitetin. Pushteti lokal është 100% socialist.

Edi Rama: Pushtetin lokal nuk e kemi marrë 100% na e kanë lënë në dorë.

Edi Rama: Çdo gjë është e mundur aty ku ka vullnet?

Robert Rakipllari: Përfshirë edhe zgjedhjet lokale?

Edi Rama: Ti do lajmin për nesër, por nuk ta jap dot në këtë formë. Për çfarë arsye duhet të bëjmë një gjë të tillë, kur nuk është pjesë e një vizioni të përbashkët dhe një koncepti të përbashkët. Cilat gjera në mund të jemi bashkë, që janë me interes kombëtar? Ka gjëra që ne mund të jemi bashkë

Robert Rakipllari: Mund të çohet deri në qeveri të përbashkët?

Edi Rama: Sikur PD të thotë që ne jemi gati të mos e shajmë anglisht Shqipërinë, do më jepte motivimin që së bashku me të tjerët ti ktheheshim me një ofertë shumë të fuqishme. Po nuk na e kanë bërë këtë. Sikur ata të thonë që nuk e shajmë Shqipërinë në Anglisht do jetë një kontribut i madh.

Blendi Fevziu: Nëse opozita mund të ishte e gatshme, e shihni të vlefshme për një qeveri të përbashkët?

Edi Rama: Unë po ju them që jam i gatshëm të pres çdo projekt politik për të ardhmen e vendit. Ne kur ishim në opozitë kemi bërë disa tentativa. Ja kemi dhënë qeverisë por nuk janë marrë parasysh. Meqë u përmend reforma territoriale, opinionet i kemi të kundërta, por nuk kemi pse të mos ulemi dhe të diskutojmë pse i kemi opinionet e kundërta.

Blendi Fevziu: A keni menduar që të uleni të dyja palët për të bërë një ligj zgjedhor?

Edi Rama: PS nuk ka pse të bëjë ligj të ri zgjedhor. PD ka humbur zgjedhjet, janë të pestat zgjedhje që humbin dhe arsye pse humbin pese dhe do humbin dy të tjerat është se nuk e kanë nxjerrë mësimin pse humbën zgjedhjet e para.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *