“Bashkëpunoj me drejtësinë”- Apeli i GJKKO lë në burg ish-ministrin Lefter Koka









Apeli i GJKKO la sot në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili u arrestua për aferën e inceneratorëve.

lefterkokaspak

Mëngjesin e 2 janarit, rreth orës 10:45 nisi në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca ku u shqyrtua kërkesa e ish-ministrit Lefter Koka, që hetimi ndaj tij të bëhet në një masë me të lehtë sigurie.

Sipas News 24, Lefter Koka ka kërkuar lirinë dhe tha se bashkëpunonte me drejtësinë.

Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e incineratorëve, ndërsa GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313.

SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.

Ndërkohë në kërkim janë dhe administratorët e firmave fituese të incineratorit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Lefter Koka ka shërbyer si ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama” përgjatë viteve 2013-2017 dhe më pas ka qenë deputet deri në vitin 2021. Kujtojmë që Lefter Koka u rizgjodh deputet i qarkut të Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, por hoqi dorë nga mandati.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.