“Bashkëqeverisja? Rama bashkëpunim quan kthimin e PD-së në…“, Fatos Lubonja zbërthen vendimin e Bashës dhe skenarët për të ardhmen politike të Berishës





fatoslubonja-saliberishaAnalisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga radhët e Grupit të PD-së.

Fatos Lubonja tha për News24 se është shumë e mundshme është që të krijohet një fraksion brenda Partisë Demokratike, ku deputetët që mbështesin Berishën ti bashkohen në një grup të vetin parlamentar.

“Ajo që do prisja unë nga Berisha do ishte që të krijonte një grupim brenda partisë. Mund të hapet dhe një fraksion brenda partisë, nuk është problem. Kjo është një histori që duhet të shërbejë për të kthjelluar shqiptarët pse po ndodh ky turbullim. Faji është dhe i Berishës që nuk krijoi një parti jo të oligarkëve”, u shpreh Lubonja.

Bashkëqeverisjen mes Partisë Demokratike të Lulzim Bashës dhe maxhorancës socialiste të kryeministrit Rama, Lubonja nuk e sheh si një bashkëpunim mes dy forcave politike, por kthimin e PD-së në një shërbëtore të kryeministrit Rama.

Sipas tij Rama ka treguar në këto 8 vite se nuk di të ndaj pushtet, por të përdorë të gjithë faktorët politik dhe oligarkinë në shërbim të interesave të tij.

“Tani  e kam thënë dhe herë tjetër, Rama bashkëpunim nuk e kupton si  bashkëpunim, nuk e kupton siç mund të kuptohet bashkëpunimi i dy forcave që përfaqësojnë grupe sociale të ndryshme, dhe grupe interesi të ndryshme të cilat ulen për të marrë vendime të përbashkëta në interes të dy palëve.

Rama e quan bashkëpunim që Partia Demokratike të kthehet në shërbëtore të Partisë Socialiste. Pushtetin ai ka treguar se e do të gjithin për vete, ndaj nuk do ti merrte të gjithë oligarkët me vete, do të linte dhe ca për këta të tjerët dhe jo tu thoshte të gjithëve hajde bëhuni me mua të vjedhim së bashku.

Si mund të ndaj ky njeri pushtet me PD-në, kur e do të gjithë pushtetin për vete“, shtoi Lubonja.

Ndërkohë që vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës, Lubonja  e komenton si një servilizëm të kryedemokratit Basha ndaj amerikanëve, i cili ndryshe nga Rama dhe Berisha edhe pse është autoritar nuk di të thotë jo përballë ndërkombëtarëve.

“Basha nuk ka zgjedh partneritetin me ShBA, edhe Rama i përdor amerikanët por ka dy marshe më tepër, pasi ka kuroja ti thotë dhe jo, pasi është në pushtet. Basha nga ana tjetër po bën një servil më të madh ndaj amerikanëve. Berisha i qëndron më fortë amerikanëve dhe këtu është më afër Ramës për shkak dhe të kurajës për të thënë jo dhe karizmës së tij politike.

Të tre përfaqësojnë lidera autoritar që nuk pyesin për kolegjialitet të vendimeve. Basha është kopje e të dyve.

Nuk po them se Berisha mbron parimin. Berisha nuk ka denoncuar aferat, pasi gjëja kryesore për të denoncuar kanë qenë lidhjet me oligarkinë. Lidhjet me oligarkinë këta nuk i kanë denoncuar. Në këtë aspekt Berisha nuk ka bërë asnjëherë denoncime të aferave të PD së që Lulzim Basha ka bërë me Ramën. Por pse duhet ky operacion për largimin e Berishës. A mos duhej për ta marrë PD në të gjithën në dorë apo mos ndoshta Berisha u hoq për shkak të situatës në Kosovë dhe ndryshimit të kufijve, kjo është një gjë që nuk dihet ende. Ka gjëra të paqarta që do të kthjellohen me kohën, nuk jam shumë i qartë se po ndodh kjo”, përfundoi analisti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *