“Bashkëqeverisja vija e kuqe”/ Dash Shehi plotëson me kushte “letrën e bardhë” të kryeministrit Rama drejtuar opozitës: Gjithçka nis nga…



Kryeministri Edi Rama thotë se i ka dërguar një letër të bardhë kreut të Partisë Demokratike në kuadër të asaj që ai quan epokë të re marrëdhëniesh midis mazhorancës dhe opozitës.

dashamir-shehiii-770x445

Por, politikani Dashamir Shehi, deputet në listën e Partisë Demokratike rendit disa prej pikave që mazhoranca duhet të plotësojë.

“Partia Demokratike do të futet në Parlament, është pranuar. Është pranuar produkti i këtyre zgjedhjeve dhe PD-ja do të futet në Parlament.

E para, linja e bashkëpunimit që do të ç’armatosë Ramën dhe në të mirë të Shqipërisë, është linja e Evropës. Duhet ta mbështesim siç kemi bërë vazhdimisht. Jemi të hapur ta mbështesim çdo lloj hapi që bëhet për integrimin në Evropë. E dyta është se nëse Rama nuk ka vija të kuqe….unë Dash Shehi po shkruaj te kjo ‘carta bianca’. Përveç kësaj bashkëqeverisjes që i kam vënë një kryq, është të flasim për ligjin zgjedhor.

Ky është ligji më reaksionar që ka pasur Shqipëria. Ka lidhje me gjëra shumë më të thella, ndarje krahinore, fetare për një grusht vbotash, kemi bërë edhe ndarje elektorale. Po deshëm të jemi patriot, ligji duhet të jetë proporcional kombëtar. E pamë kujt i takon vota. Brenda kombëtares, edhe këto “gjelat’ lokal do të humbasin. Nga këtu fillon reforma për Shqipërinë, ky është ligji primar. Kjo nuk ka të bëjë fare me pushtetet.

E dyta, u bënë ca zgjedhje tani dhe ca administrative para dy vitesh. Afroi një vit përpara me ndryshime kushtetuese. Ta rindajmë me rindarjen territoriale. Është bërë me funksion elektoral  Sot kush vihet në Bashkinë e Tiranës vendos edhe një bari në Zallbastar. PD-ja bëri gabim të madh në 2015-n që nuk mori pjesë. Efektet janë mbi demokracinë. Unë kam menduar dhe se gjithmonë duhet të ketë komuna në bashkitë e mëdha. A ka ujë në Vaqarr e andej? Janë të gjithë punëtorë partie me listë parti si ata patronazhistët.

Ligj të ri për zgjedhjet lokale, për pronën, reformën e re. Edhe për pronën sigurisht. Nëse PS-ja jep konsensus unë i pari ngre të dy duart.

Zvogëlimi i Parlamentit. Vitin tjetër zgjidhet Presidenti. Të paktën të kthehemi tek raporti 2/3-t për t’iu kthyer bashkëpunimit. Ditën që zoti Rama të thotë hajde të ndajmë tepsinë e pilafit, se mund të ketë edhe nga PD që kanë qejf, kolegët e mi nuk më kanë me vete. Ky është një koncept i pranueshëm.

Nuk jam dakord me një pjesë të kolegëve që janë ngutur me i vënë kapak kësaj pune. Edhe xhenazja më e vogël kërkon 40 ditë në Shqipëri. Prit të shohim rezultatin. Nuk jam edhe për zgjedhjet shpejt e shpejt në korrik.

Unë jam që ka një nevojë për një kongres të jashtëzakonshëm, për një rithemelim të opozitës shqiptare dhe kjo kërkon kohë. Shpallet sot dhe bëhet për Vit të Ri. Të shkruajnë idetë dhe të dalin të votohen. Të shohim a janë burra shteti. Ai që hip atje supozohet të jetë kryeministër i ardhshëm. Energji që harxhohet çfarë do bëhet me PD-në, kur në fakt duhet të shqetësohemi çfarë do të bëhet me Shqipërinë,”- tha Shehi në “Opinion”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *