Bashkëqeverisje me Bashën pas përjashtimit të Berishës? Përgjigjet Rama: Dora është e shtrirë…Ja çfarë thotë për pazaret politike





Një ditë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partise Demokratike ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për gazetarët, pas seancës plenare, kreu i qeverisë tha se dora do të jetë e shtrirë për opozitën në këtë mandat të tretë.

I pyetur nga gazetarët, Rama u shpreh se pavarësisht zhvillimeve politike brenda PD, ftesen per bashkepunim e ka bere edhe me pare.

Bashkëqeverisje me Ramën?

“Ne vijmë në këtë kuvend me dorën e shtrirë, këtë e kam thëne pavarësisht si do të shkonin zhvillimet brenda PD. Dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit dhe të interesave të njerëzve”, tha Rama.

Kur u pyet nga gazetarët për atë që konsiderohet vrasja e babait politike, Rama u shpreh: “PS ka marrë një mandat të tretë për ta çuar Shqipërinë në një nivel tjetër. PS është në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të saj. Duhet të ndjejë përgjegjësinë e çuarjes së Shqipërisë në një nivel tjetër dhe sa pak të rëndësishme janë këto të tjera”.

Rama iu shmang pyetjes, për pazaret politike me Bashën, siç pretendon ish-kryeministri Berisha.

“Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve duke dhënë shembullin i pari. Jam shumë i vetëdijshëm që pa dashje, pa menduar se mund të kem tejkaluar kufirin kam krijuar shqetësime për ju jap fjalën që do bëj çmos”, tha kryeministri.

RAMA: POLITIKANËT KANË ABUZUAR PËR INTERESA DHE AMBICIE

“Ndalova për t’ju uruar të gjithëve një punë të mbarë dhe të frytshme si shërbëtore të publikut në këtë shesh këtu në hyrje të parlamentit. Unë do të angazhon personalisht dhe PS do të bëjë përpjekjen që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit për problemet reale, për sfidat që ka vendi për ëndrrat dhe shpresat e tyre dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve të cilët kanë abuzuar vijmësisht për interesa apo ambicie që mund të jenë edhe të natyrshme, por që nuk janë kurrë të mjaftueshme për tu ngritur mbi hallet e qytetarëve”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *