Bashkëshortja e El Chapo dënohet me tre vjet burg

22:35 30/11/2021

Emma Coronel Aispuro, bashkëshortja e “mbretit” të trafikut të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman është dënuar me 3 vjet burg dhe 48 muaj lirim të mbikëqyrur.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Coronel u deklarua fajtore në fillim të këtij viti për ndihmën e kartelit të burrit të saj, kartelit Sinaloa, në procesin e shpërndarjes së drogës, ndërsa bashkëshorti i saj ishte në burg.

“E pandehura ka vepruar kryesisht në mbështetje të bashkëshortit të saj. E pandehura ka vepruar sipas urdhrave të tij, e cila, nga ana tjetër, ka çuar përpara interesat e kartelit kriminal. E pandehura nuk ishte organizatore, udhëheqëse, shefe apo ndonjë lloj tjetër menaxhereje, përkundrazi, ajo ishte një dhëmbëz në një rrotë shumë të madhe të një organizate kriminale”.

Për shkak se Coronel, nuk ka asnjë dënim të mëparshëm penal, ajo mundi të shmangte një dënim minimal 10-vjeçar për krimet e saj.

Dënimi tre-vjeçar është një vit më pak se rekomandimi i qeverisë federale prej katër vitesh, të cilin mbrojtja e quajti “të papërshtatshme” gjatë seancës së dënimit të së martës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.