Bashkia merr vendimet e rëndësishme, 925 mijë lekë në muaj për sportistët e Tiranës



Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës ka marrë disa vendime të rëndësishme në lidhje me klubin shumësportësh. Sportistët elitarë që janë pjesë e klubit bardheblu, të cilët kanë statusin e nivelit të lartë sportiv në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare do të përfitojnë trajtim ushqimor në vlerën 25 mijë lekë të vjetër në ditë, për 25 ditë, pra 625 mijë lekë në muaj. Kësaj shume do t’i shtohet edhe një shumë deri në 300 mijë lekë të vjetër trajtim mjekësor.

95225b86-7fb3-4a49-88cb-a370732401ff

Ky trajtim do të mbulohet plotësisht ose pjesërisht nga klubet sportive, me fondet e pushtetit vendor, nga fondi grand ose nga të ardhura të tjera të ligjshme. Ndërkohë më poshtë ju pasqyrojmë vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak:

1. Sportistët e Klubit Sportiv Tirana, që në bazë të legjislacionit në fuqi përmbushin kriteret për përfitimin e statusit të nivelit të lartë, të përfitojnë trajtim ushqimor për përgatitjen e tyre në vlerën 2500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj, plotësisht apo pjesërisht sipas rezultateve të larta sportive të arritura në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare.

2. Strukturat e brendshme të Klubit Sportiv “Tirana”, të përcaktojnë si më poshtë vijon: a. Numrin dhe kategorizimin e trajtimeve ushqimore të sportistëve të nivelit të lartë në varësi të rezultateve të larta sportive të arritura në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi.

3. Të miratojë nivelin e pagave për punonjësit e Klubit Sportiv “Tirana”, sipas lidhjes së pagave nr.7, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.

4. Ngarkohet kryetari i Bashkisë për miratimin e strukturës organizative të Klubit Sportiv “Tirana”.

5. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i planifikuar për vitin 2021, për Klubin Sportiv “Tirana”.

6. Çdo akt tjetër, që bie në kundër shtim me parashikimet e këtij vendimi, shfuqizohet.

7. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik dhe Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Klubi Sportiv “Tirana”, për zbatimin e këtij vendimi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *