Bashkim Alibali prezanton për herë të parë këngën “Faqekuqja te burimi”, me tekst dhe muzikë të Lefter Çipës

bashkim alibali prezanton per here te pare kengen faqekuqja te burimi me tekst dhe muzike te lefter cipes
bashkim alibali prezanton per here te pare kengen faqekuqja te burimi me tekst dhe muzike te lefter cipes

Bashkim Alibali ishte i ftuar në programin “Gëzuar me ju” në televizionin News24 së bashku me miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe dashamirës të muzikës së tij.

Në “Gëzuar me ju” Bashkim Alibali zgjodhi që të prezantojë këngën e tij më të re, “Faqekuqja te burimi”, një këngë me tekst dhe muzikë të poetit të mirënjohur shqiptar Lefter Çipa.

Bashkim Alibali kujtoi se me Lefter Çipën e ka prezantuar Pjetër Gaci, teksa shprehu gjithë mirënjohjen dhe penën e ndritur të të ndjerit Lefter Çipa.

I ftuar në studio ishte i biri i Lefter Çipës, drejtori i Përgjithshëm i News24 Aleksandër Çipa, i cili ndër të tjera shprehu vlerësimin e tij që kishte për Bashkim Alibalin, “Ne e prisnim me ëndje që të dilte Bashkim Alibali, kishte një sharm skenik që na bënte përshtypje. Meqenëse ishim në zemër të Toskërisë, na bënte shumë përshtypje artikulimi i saktë i shqipes nga një shkodran. Atëherë më dukej një gjë e largët të takoja Bashkim Alibalin”.

Aleksandër Çipa kujtoi se vite më vonë kur kthehej nga studimet në Institutin e Gjirokastrës për pushimet verore në Himarë, babai i tij mbante biseda shumë interesante me figura të njohura, të cilat ai i dëgjonte me shumë kërshëri.

Çipa u shpreh i lumtur që Bashkim Alibali këndon dhe interpreton poezinë e babit të tij.

Kënga u pëlqye shumë nga të pranishmit në studio, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për krijimin e realizuar me aq mjeshtëri nga Lefter Çipa dhe padyshim fjalët më të mira thanë edhe për interpretimin e jashtëzakonshëm të Bashkim Alibalit.

“Është shkruar nga një penë madhore dhe e shkëlqyer, që kam patur fatin ta takoj dhe ta asistoj”, tha Bujar Kapexhiu për këngën e realizuar nga Lefter Çipa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts