Bashkimi Europian do të krijojë instrument të ri për emergjencat

bashkimi europian do te krijoje instrument te ri per emergjencat
bashkimi europian do te krijoje instrument te ri per emergjencat

22:17 20/09/2022

Ligji i ri mund të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm pikërisht në 30-vjetorin e ekzistencës së tregut të brendshëm të BE-së

Bashkimi Europian duhet të krijojë një instrument të ri për të përballuar krizat edhe atëherë kur situata në vendet përkatëse bëhet emergjente.

Deklarata e bërë nga komisari ri Tregut të Brendshëm, Thierry Breton tregon se BE  nuk duhet të presë më me muaj për t’u furnizuar me mallra kyçe ashtu siç ndodhi në rastin e pandemisë.

Prodhuesit mund të detyrohen, që të furnizojnë me prioritet Europën dhe jo SHBA-në apo vendet aziatike. Projektligji i paraqitur në Bruksel ka për qëllim të shmangë mungesat me produkte të rëndësishme strategjike.

Instrumenti i emergjencave për tregun e brendshëm duhet ta furnizojë Europën për “raste ekstreme”, theksoi Breton. Vendet anëtare mund të shpallin emergjencën, gjë që i jep Brukselit kompetenca të posaçme. Komisioni me këtë do të parandalojë edhe një përsëritje të ndërprerjes së rrjetit të furnizimeve.

Mbylljet e kufijve, si në Gjermani dhe Francë në fillim të pandemisë së koronavirusit, shkaktuan një krizë në të gjithë tregun e brendshëm. Me këtë instrument të ri Brukseli do të ketë mundësinë të blejë më lehtë për të gjithë BE-në mallra të caktuara në tregun botëror.  Projektligji duhet të miratohet nga Parlamenti i BE-së dhe vendet anëtare. Ligji i ri mund të hyjë në fuqi vitin e ardhëm pikërisht në 30 vjetorin e ekzistencës së tregut të brendshëm të BE-së.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts