Bashkimi i deputetëve që mbështesin Bardhin e Berishën, Mediu: Moment i rëndësishëm. Noka më tha ‘kalo me ne’, por…

bashkimi i deputeteve qe mbeshtesin bardhin e berishen mediu moment i rendesishem noka me tha kalo me ne por
bashkimi i deputeteve qe mbeshtesin bardhin e berishen mediu moment i rendesishem noka me tha kalo me ne por

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishte sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24. Mediu foli për tryezën e përbashkët me deputetët e opozitës, me iniciativë të Gazment Bardhit dhe me pjesëmarrjen edhe të Sali Berishës.

Ai u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm reflektimi, duke shtuar se mirë do të ishte që të merrte pjesë edhe Lulzim Basha.

Ndërkaq, ka shprehur vlerësim për Bardhin, duke thënë se edhe të tjerë u përqoqën për bashkim, por nuk ia dolëm.

[embedded content]

“Po ju them një gjë në mënyrë konfidenciale, kur këta diskutonin për ndarjen ose jo të grupit, Noka me tha: ti Fatmir hajde këtej nga ne dhe unë i thashë: jo, unë iki nga bardhi po të jete se zgjedh sepse ai ka qenë më koherenti”, tha ai.

“Ne duhet të bëjmë atë që është më e mira, duhet të reflektojmë dhe besoj se jemi në moment reflektimi dhe angazhimi të përbashkët.

Duhet të shkojmë në një nivel të bashkëpunimit opozitar për t’u bërë më të efektshëm. Kam kohë që jam angazhuar që ne të kemi një diskutim të përbashkët. Basha e ka gabim që nuk pranon të diskutojë. Çdo faktor opozitar është mjaft i rëndësishëm”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts