Bashkohen demokratët dhe republikanët, votojnë pro ndalimit të importit të naftës ruse

12:49 10/03/2022

Ligjvënësit amerikanë miratojnë marrëveshjen disa miliarda Dollarëshe si ndihmë për Ukrainën

Kriza në Ukrainë si rrallëherë ka bashkuar republikanët dhe demokratët të cilët votuan pro vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për ndalimin e importeve të naftës ruse.

Ky vendim i ligjëvënsve amerikanë  vjen si përgjigje e fillimit të luftës në Ukrainë. Vetëm pesëmbëdhjetë republikanë dhe dy demokratë kundërshtuan vendimin. Por vendimi për të ndaluar importet ruse të naftës dhe gazit natyror pritet  të ketë ndikim edhe tek vetë  amerikanët.

Amerikanët janë të gatshëm të bëjnë sakrifica për të mbështetur rezistencën e guximshme të ukrainasve për të mbrojtur demokracinë, e cila ka një domethënie të madhe për amerikanët për shkak të historisë sonë”, tha senatori demokrat, Richard Blumenthal.

Gjithashtu pas disa javë negociatash, ligjvënësit amerikanë arritën një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës miliarda Dollarë në ndihma humanitare dhe ushtarake, shumë më tepër se kërkesa që kishte bërë Shtëpia e Bardhë. Kjo paketë financiare ka të ngjarë të jetë vetëm fillimi i ndihmës amerikane për Ukrainën.

Por pavarësisht këtyre vendimeve ligjvënësit amerikanë theksojnë se mbështetja amerikane nuk do të përfshijë angazhimin direkt ushtarak në terren.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.