Bastiset spitali covid, policia shikon pacientë duke bërë orgji dhe duke u droguar

10:35 29/08/2021

Një spital i përkohshëm i ngritur për të trajtuar njerëzit me Covid-19 në Tajlandën qendrore, u shndërrua në një ambient ku nuk mungonin marrëdhëniet seksuale dhe drogëra falas. Pacientë merrnin drogë, përlesheshin dhe madje kënaqeshin me seksin në grup në repartet e mëdha të Covidit, sipas Daily Star.

Autoritetet e Tajlandës bastisën objektin Samut Pra Ruamjai 5 në jugperëndim të Bangkok dhe pyetur rreth 1.000 pacientë.

Ata nuk ishin në gjendje të zbulonin ndonjë drogë të paligjshme, por gjetën një sasi të madhe të bishtave të cigareve.

Menaxherët e spitalit kanë parë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë ku vunë re pacientë meshkuj dhe femra duke shkuar në repartet e njëri -tjetrit dhe disa njerëz që përdornin barna ilegale. Problemi qëndron se pamjet nuk ishin aq të qarta saqë asnjë nga pacientët nuk është mundur të identifikohej.

Krispanu Chamnongwong, Shef i Grupit të Politikave, Planifikimit dhe Lajmeve i është lutur pacientët të sillen më me përgjegjësi dhe t’i lërë mjekët dhe infermierët të bëjnë punën e tyre.

Repartet pop-up Covid janë shfaqur në të gjithë Tajlandën në përgjigje të shpërthimit më të rëndë të vendit që nga fillimi i pandemisë.

Rienthong Nanna, drejtor i spitalit Mongkutwattana, ka thënë për Reuters të mërkurën se ky spital ishte projektuar për pacientët me simptoma të moderuara.

“Por nëse kushtet e pacientëve përkeqësohen, ata do të zhvendosen në spitalin tonë tjetër në terren të quajtur Spitali Pitak Rachan (Mbroni Mbretin)”, shtoi ai.

Pak më shumë se 5% e popullsisë Thai është vaksinuar plotësisht. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *