Bastisja e studios televizive live në Ekuador, policia liron pengjet dhe arreston 13 persona

bastisja e studios televizive live ne ekuador policia liron pengjet dhe arreston 13 persona

bastisja e studios televizive live ne ekuador policia liron pengjet dhe arreston 13 persona

10:13 10/01/2024

Ngjarja pasi presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

Një grup personash të armatosur dhe të maskuar hynë në studion e televizionit te Guajakilit. Ata ndërprenë emisionin live, ndërsa kërcënonin stafin, i cili ishte shtrirë në tokë.

Policia u fut në godinë rreth 30 minuta pasi grupi i armatosur u shfaq për herë të parë. Ajo njoftoi më pas se kishte mundur të lironte të gjithë stafin dhe se kishte vënë në pranga 13 persona. Sipas asaj që shkruan BBC, stacioni televiziv raportoi se 2 prej punonjësve të tyre kishin mbetur të plagosur

bastisja e studios televizive live ne ekuador policia liron pengjet dhe arreston 13 persona 1

Ngjarja ndodhi menjëherë pasi presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme me afat 2 mujor për shkak të arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë të kreut të grupit kriminal Los Çoneros, Hoze Adolfo Macias dhe trazirave në 6 burgje të vendit.

Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, të paktën 7 policë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës. Ndërsa vendi është zhytur në një kaos dhe shumë biznese janë mbyllur./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts