Bazë ushtarake ruse në Serbi? Eksperti ushtarak jep detajet: Detyra e saj do të jetë mbledhja e të dhënave për shërbimet e inteligjencës

Një  bazë ushtarake ruse mund të shfaqet në Serbi.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti ushtarak dhe historiani rus Boris Yulin, i cili ka deklaruar se kjo bazë do të kryejë detyra të ndryshme zbulimi dhe do të monitorojë mjedisin.

“Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, tha se krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi. Sa i përket qendrës së përbashkët humanitare, ajo ekziston dhe funksionon për të reaguar ndaj krizave në rast të një fatkeqësie humanitare”, shprehet Harchenko.

Eksperti ushtarak thekson se nuk është shumë e qartë se çfarë përfitimesh do të ketë krijimi i një baze ushtarake në Serbi.

“Fakti është se bazat ndodhen pranë zonave të armiqësive të mundshme. Por në Serbi, territorialisht, do të shkëputet plotësisht nga Rusia dhe do të rrethohet nga të gjitha anët nga vendet e BE-së dhe pjesërisht nga vendet e NATO-s. Nuk është e qartë se si është e mundur të përqendrohen forcat dhe të sigurohet një bazë në këtë rast”, thekson Julin.

I vetmi synim i mundshëm i krijimit të një baze të tillë, sipas tij, është një mision zbulimi dhe survejimi i zonës përreth, më saktë mbledhja e të dhënave të inteligjencës.

Ai shton gjithashtu se Bashkimi Evropian, pas krijimit të një baze të tillë, mund të fillojë ta perceptojë Serbinë si një burim të mundshëm kërcënimi në rast të një konflikti, gjë që do të kishte pasoja jo shumë të këndshme për Beogradin.

Më herët, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka bërë të ditur se Serbia është shtet i pavarur dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në konfliktet mes Rusisë dhe Perëndimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.