BB: Ekonomia globale do tkurret me 0.2% në 2022

18:20 04/10/2022

Shkak, lufta në Ukrainë dhe efektet pas pandemisë

Ekonomia rajonale pritet të tkurret me 0.2% në vitin 2022. Ky është parashikimi i fundit ekonomik i Bankës Botërore.

Vështirësitë e shkaktuara nga pushtimit rus i Ukrainës po frenojnë kështu rimëkëmbjen post-pandemi të Ekonomive të reja të Europës dhe Azisë Qendrore.

Në Përditësimin Ekonomik të Bankës Botërore për rajonin thuhet se lufta po dobëson ekonominë globale nëpërmjet ndërprerjeve në tregti dhe goditjeve të çmimeve të ushqimeve e karburanteve.

Vendet që do vijojnë të preken më së shumti janë ato që janë të varura nga importet e gazit natyror për ngrohje ose energji elektrike.

Këto vende sipas raportit të Bankës Botërore duhet të përgatiten për mungesa të hidrokarbureve, prandaj duhet të hartojnë plane emergjente me qëllim zbutjen e ndikimeve negative tek familjet dhe bizneset.

Ekonomia e Ukrainës parashikohet që këtë vit të tkurret me 35%.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com