BE, 14.2 miliardë Euro për vendet e zgjerimit

19:03 07/09/2021

Pjesë e përfitimit edhe Shqipëria

Bashkimi Evropian ka ndezur dritën jeshile për shtetet që janë në proces zgjerimi, përfshi edhe Ballkanin Perëndimor, duke akorduar 14.2 miliardë Euro si ndihmë financiare, e vlefshme për periudhën 2021-2027.

Pjesë e përfitimit do të jetë edhe Shqipëria, krahas vendeve si Bosnjë-Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se shuma e akorduar do të shkojë për vijueshmërinë e reformave themelore, kryesisht ato të sundimit të ligjit, institucioneve demokratike, reformës në administratën publike, si dhe zhvillimin ekonomik.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *