BE: Akoma po bëhen përpjekje për të përcaktuar datën e rifillimit të negociatave bërthamore me Iranin

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka njoftuar se akoma po bëhen përpjekje për të përcaktuar një datë konkrete për të rifilluar në Vjenë negociatat bërthamore me Iranin.

Në konferencën ditore për media të mbajtur nga zëdhënësit e Komisionit të BE-së, Stano tha se ka kaluar i dobishëm takimi i zv/ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Ali Bagheri, me zv/sekretarin e përgjithshëm dhe drejtorin politik të Shërbimit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së, Enrique Mora, që u mbajt më 27 tetor në Bruksel.

“Po punojmë për të përcaktuar një datë konkrete që Irani dhe nënshkruesit e tjerë të JCPOA-së të takohen sërish në Vjenë në kohën më të shpejtë”, tha Stano.

Ai shpjegoi se përfaqësuesi i lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, po tregon përpjekje për rifillimin e negociatave edhe për shkak se është koordinatori i marrëveshjes bërthamore të arritur me Iranin, e cila njihet si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

Bagheri, nga ana e tij, pas takimit në rrjetet sociale njoftoi se negociatat do të fillojnë në fund të nëntorit.

Me ardhjen e presidentit Joe Biden në detyrë në SHBA, negociatat për marrëveshjen bërthamore të cilat rifilluan më 6 prill në kryeqytetin Vjenë të Austrisë dhe zgjatën 6 raunde, u ndërprenë për shkak të ndryshimit të qeverisë në Iran.

Pasi qeveria iraniane njoftoi se do të rikthehet sërish në bisedime, më 14 tetor kontaktet BE-Iran filluan sërish në cilësinë e bisedimeve paraprake për negociatat në Vjenë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *