BE arrin marrëveshje për certifikatën e vaksinimit

11:31 21/05/2021

Heqin kufizimet e udhëtimit, certifikata afat 12 muaj

Brenda Bashkimit Europian u arrit marrëveshja për certifikatat dixhitale, me të cilat synohet lehtësimi i udhëtimeve brenda kontinentit në prag të verës. Bazuar në marrëveshjen e arritur të enjten në mbrëmje nga BE, që do shqyrtohet nga Parlamenti Europian para se të hyjë në fuqi më 1 Korrik dhe do të jetë në tryezën e liderëve evropianë në samitin e së hënës dhe së martës, certifikata do të jetë në dispozicion si në format dixhitale dhe në letër. Dokumenti do të dëshmojë nëse një person është vaksinuar kundër koronavirusit ose ka një rezultat të testit negativ të kohëve të fundit ose është shëruar nga infeksioni.

Certifikata do të mbetet në fuqi për 12 muaj. Fakti që një marrëveshje u arrit në nivelin e BE do të lejojë shtetet anëtare të lëshojnë certifikata të cilat më pas do të njihen dhe pranohen në vendet e tjera të BE.

“Ne kemi dorëzuar këtë mjet të ri në një kohë rekord për të mbrojtur lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët”, komentoi Komisioneri Evropian për Drejtësinë Didier Reynders.

Nga ana e saj, Komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides e gjykoi marrëveshjen “një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së lëvizjes së lirë të qytetarëve në sigurinë më të madhe të mundshme”.

Rregullorja e BE për kalimin e gjelbër do të mbetet në fuqi për 12 muaj. Zyrtarisht, certifikata nuk do të jetë një parakusht për ushtrimin e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe nuk do të konsiderohet si një dokument udhëtimi, por do t’i lejojë europianët të lëvizin nga një vend në një tjetër.

Pas miratimit të “Green pass”, vendet e BE do të heqin kufizimet e udhëtimit, të tilla si karantina, vetëizolimi ose tamponët, “përveç nëse masa të tilla janë të nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *