BE, certifikatë të gjelbër për lëvizjen e sigurtë

16:30 20/03/2021

Dokumenti dixhital për udhëtimet, gati brenda verës

Komisioni Evropian po propozon të krijojë një Certifikatë të Gjelbër Dixhitale për të lehtësuar lëvizjen e sigurt të lirë brenda BE-së gjatë pandemisë Covid-19. Kjo Certifikatë do të jetë prova që një person është vaksinuar kundër Covid-19 dhe ka marrë një rezultat negativ të testit ose është rikuperuar nga koronavirusi.

Ndër të tjera Komisioni Evropian thekson se shërbimi do të jetë pa pagesë, në format dixhital ose letër dhe do të përfshijë një QR kod për të siguruar sigurinë dhe vërtetësinë e certifikatës. Komisioni do të krijojë një sistem për të siguruar që të gjitha këto certifikata dixhitale të mund të verifikohen në të gjithë shtetet e BE-së.

Nënkryetarja për Vlerat dhe Transparencën, Věra Jourová dha më tepër detaje për procesin.

“Certifikata e Gjelbër Dixhitale ofron një zgjidhje në të gjithë BE-në për të siguruar që qytetarët e BE-së të përfitojnë nga një mjet i harmonizuar për të mbështetur lëvizjen e lirë. Ky është një mesazh i mirë në mbështetje të rimëkëmbjes. Objektivat tona kryesore janë të ofrojmë një mjet të lehtë për t’u përdorur, jo diskriminues dhe të sigurt që respekton plotësisht mbrojtjen e të dhënave”.

Megjithatë për të qenë gati përpara verës, ky propozim ka nevojë për një miratim të shpejtë nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *