BE, çmim tavan për energjinë elektrike

12:26 07/09/2022

Synohet frenimi i rritjes marramendëse

200 euro për megavat orë, kaq është kufiri maksimal i shitjes që Bashkimi Europian ka në plan t’u vendosë të gjithë prodhuesve të energjisë që nuk varen nga gazi. E përditshmja prestigjioze Financial Times ka publikuar detaje nga plani që po hartohet nga zyrtarët në Bruksel, ku thuhet se kufiri i çmimit të shitjes do të jetë i vlefshëm për impiantet që prodhojnë energji elektrike nga era, ato bërthamore apo impiantet me qymyr.

Kjo masë synon të frenojë rritjen marramendëse të çmimeve të energjisë elektrike. Sulmi rus në Ukrainë ka bërë që çmimi për megavat orë të arrijë nivele shumë të larta deri 450 euro si në rastin e Gjermanisë. Ndikimin kryesor e ka pasur rritja e çmimit të gazit që aktualisht shitet 12 herë më shtrenjtë se 1 vit më parë.

Në një intervistë për të përditshmen italiane La Stampa, presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen u shpreh se vendosja e çmimit tavan për elektricitetin dhe gazin do të reduktojë të ardhurat me të cilat Vladimir Putin financon luftën në Ukrainë. Von der Leyen shprehet se Rusia po e përdor gazin si armë kundër perëndimit.

Në kundërpërgjigje, presidenti rus Vladimir Putin tha se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë kërcënim për globin dhe janë shkaktare të turbullirave në tregjet financiare dhe ato të energjisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *