BE dërgon Poloninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

23:48 31/03/2021

Bashkimi Evropian ka dërguar Poloninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, për shkak të shqetësimeve që lidhen me respektimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjykatësve të Gjykatës Supreme.

Jam thellësisht e shqetësuar nga veprimet e vazhdueshme që minojnë pavarësinë gjyqësore në Poloni”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova.

Ajo përmendi në mënyrë të veçantë presionin e vazhdueshëm ndaj gjykatësve, pavarësisht vendimeve të mëparshme të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në lidhje me këtë çështje.

Zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Muller, tha se nuk ka “justifikim ligjor ose faktik” për këtë veprim të BE-së dhe shtoi se “rregullimi i çështjeve të gjyqësorit është një fushë ekskluzivisht kombëtare”.

Dhoma disiplinore e Gjykatës Supreme të Polonisë është akuzuar për marrjen e sugjerimeve nga Qeveria e kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki.

Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së, ka shprehur shqetësime për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve, për të ngritur procedime penale kundër tyre.

Dhoma disiplinore vazhdon të funksionojë, pavarësisht nga urdhri i Gjykatës Evropiane të Drejtësië, i lëshuar në prill të vitit të kaluar, për pezullimin e aktiviteteve të saj.

Komisioni Evropian kërkoi të mërkurën nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që të urdhërojë ndalimin e vendimeve të kaluara të dhomës disiplinore, derisa gjykata e BE-së të vendosë përfundimisht për këtë çështje./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *